Ftesë për pjesëmarrje të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve në hulumtimin nacional për të drejtat e fëmijëve në shkollat fillore
Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër të shkollave fillore në shtet!
Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore "Hapi pas hapi" në partneritet dhe bashkëpunim me Departamentin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara pranë Zyrës së Avokatit të Popullit po kryen një hulumtim nacional online për të drejtat e fëmijëve në shkollat fillore në vend.
Hulumtimi synon të shqyrtojë qëndrimet dhe mendimet e nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve për njohjen dhe respektimin e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijës, zbatimin e saj në shkolla, për pjesëmarrjen e nxënësve në vendimmarrje në shkolla, si dhe për sigurinë e nxënësve në shkollë, në hapësirën online dhe në mjedisin e afërt.
Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër, mendimi juaj për këto tema është shumë i rëndësishëm për ne!
Ju ftojmë të merrni pjesë dhe ta plotësoni pyetësorin përkatës të qasshëm në këto lidhje:
- Pyetësor për nxënës: https://www.surveymonkey.com/r/KWZMMS8
- Pyetësor për mësimdhënës: https://www.surveymonkey.com/r/KSLL5SF
- Pyetësor për prindër: https://www.surveymonkey.com/r/QWXBLFN
Në secilën nga lidhjet janë të vëna opsionet për zgjedhjen e gjuhës.
Pyetësori për nxënësit është i dedikuar për nxënësit nga klasa e 7-të deri në klasën e 9-të, pyetësorët për mësimdhënësit janë të dedikuara për mësuesit lëndor që u japin mësim nxënësve nga klasa e 7-të deri në klasën e 9-të, ndërsa pyetësorët për prindërit janë të dedikuar për prindërit që kanë fëmijë të cilët janë nxënës nga klasa e 7-të deri në klasën e 9-të në të gjitha shkollat fillore dhe në të gjitha gjuhët në të cilat zhvillohet mësimi në vend.
Ju lutemi përgjigjuni pyetësorëve plotësisht dhe sa më shumë të jetë e mundur. Pyetësorët janë anonimë dhe mund të përgjigjen nga celulari, plotësimi i tij zgjat maksimumi 10 deri në 15 minuta. Përgjigjet do të shërbejnë për përmirësimin e politikave në lidhje me të drejtat e fëmijëve në vend.
Ju faleminderit për pjesëmarrjen!
Hulumtimi është realizuar në kuadër të projektit të Fondacionit "Hap pas Hapi" Fëmijët në vendin e parë! financuar nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e këtij dokumenti dhe pyetësorët e anketës janë përgjegjësi e vetme e Fondacionit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian