“Shumë vështirë është jesh i vogli,” iu ankua Gimi Kledit.

“Asnjëri nuk do luajë me mua.” Por Kledi ishte vetëm një këlysh i vogël i cili nuk mund t’i ndihmonte Gimit.
“A do luash me mua? e pyeti Gimi motrën e vet Vesën.

“Jam shumë e madhe luaj me ty,” u përgjigj Vesa. “Preferoj ta lexoj librin tim.

Edhe Andi, vëllai i Gimit, gjithashtu, ishte i madh për lojë.

“Do kisha dashur jem i madh!” tha Gimi. “Ndoshta do bëhem i gjatë nëse i mbath çizmet e nënës.
“T’i zbathësh ato çizme menjëherë!” e qortoi nëna, kështu Gimi i ktheu menjëherë vend.

“Babi lexon shumë. Ai duhet dijë gjithçka,” Gimi i tha Kledit.
“Ndoshta do tregojë si rritem”.
Gimi nxitoi kah babi dhe e pyeti: “Babi, babi, si bëhem i madh?”

“Që bëhesh i madh duhet bësh diçka shumë madhe”, u përgjigj babi.

Gimi buzëqeshi. Ndonjëherë babi di tregojë gjëra çuditshme!
Gimi bëri një piramidë nga librat e tij dhe u ul majë.

“A dukem tani i madh?” e pyeti Kledin.
“Ham”! lehu Kledi. Edhe ai hipi te grumbulli i librave dhe dytë bashku u rrokullisën e ranë poshtë.
Gimi nxitoi jashtë kah druri i mollës.

“Nëse ngjitem këtu lart, do jem SHUMË i lartë,” i tha Kledit.
Gimi nisi t’i ngjitet pemës ngadalë. Kledi u përpoq ta ndjekë.
Papritmas një rosak me një sqep madh u fut oborr. Rosaku iu vërsul Kledit dhe e kafshoi për veshin llapush.

“Ham!” Kledi kuisi nga dhembja.
“Ik nga këtu!” Gimi i bërtiti rosakut.

Por rosaku nuk donte t’ia lëshojë veshin e Kledit.
Gimi bërtiti edhe fuqishëm dhe përplasi këmbën.

“Lëshoje qenin tim! Ai është ende i vogël! Si s’të vjen turp!”

Rosaku u tremb aq shumë sa u largua menjëherë.
Gimi nxitoi kah këlyshi i vogël dhe e përqafoi.

“Jeee, Kledi tani je i parrezik!”
Papritmas, Gimi e dëgjoi Vesën si e thërret nga dera, “Të pashë çka bëre! Sa trim je!”

“Edhe unë gjithashtu pashë!” tha Andi.

“Nuk e kisha ditur je kaq i guximshëm.”

Nëna duartrokiste, ndërsa babi tha:

“Gimi sapo bëre diçka me vërtetë shumë madhe!”
Gimi ndhej me vërtetë shumë i madh. Kishte bërë diçka shumë madhe!

E përqafoi Kledin dhe i tha: “Mos u mërzit vogëlush. Gjithnjë do kujdesem për ty. Shumë mirë di se çka do thotë jesh i vogël!”