Ishte mëngjes.

Zana përgatitej për shkollë.
Mami përgatitej për punë.
Zana i lau dhëmbët. Mami i leu buzët me
buzëkuq.

“Mami, edhe unë dua t’i lyej buzët me buzëkuq!”
tha Zana.

“Kur rritesh!” u përgjigj ajo.
Babi e çoi Zanën çerdhe.

“Babi, dua edhe unë ngas automobil!” tha Zana.

“Patjetër, kur rritesh,” u përgjigj ai.
çerdhe mësuesja u lexoi një përrallë.

“Princi dhe mikja e tij misterioze vallëzuan deri
mesnatë,” lexonte mësuesja, “dhe atëherë magjia
mbaroi.”

“Edhe unë dua vallëzoj deri mesnatë!” tha
Zana.

“Kur rritesh e dashur!”
Iu përgjigj mësuesja e buzëqeshur.
Atë mbrëmje mami gatoi shpageta për darkë.

“Mami, kur do rritem unë?” pyeti Zana.

“Kur jesh e gjatë sa unë,” u përgjigj ajo dhe ia
provoi sosin.
“Ja ku jam!”, thirri babi nga korridori.

Zana nxitoi dhe e përqafoi atë shumë fort.

“Babi im!” thirri ajo.
Babi e rrotulloi, e ngriti lart dhe e qiti mbi supet
e veta.
bashku hynë kuzhinë. Babi e puthi mamanë.

Zana e shikoi mamanë dhe qeshi këndshëm.

“Mami, unë jam e madhe.”

“Epo, nëse është ashtu, zonjushë,” tha mami,
“ndoshta ky sos do jetë buzëkuqi yt për tani.”
“Tani jam e madhe, unë mundem ta ngas edhe
automobilin, apo jo?” pyeti Zana.

“A do vozitësh deri te tavolina, zonjushë?”
tha babi.

Zana përdori pjatën si timon!!!
Pasi hëngrën darkë, Zana tha, “Tani pasi jam e
madhe, dua vallëzoj deri mesnatë!”

“Çfarëdo duash,” thanë mami dhe babi.
Por deri mesnatë kishte edhe shumë,
shumë kohë.

Rreth orës tetë Zana zbriti nga supet e babit
dhe tha: ”Jam e lodhur. Dua fle. Do pres
edhe pak rritem.”
Pas pak, Zana u rehatua shtrat.

Mami dhe babi i lexuan përralla dhe e puthën për
natën e mirë.
Siç uleshin ta puthin, Zana u pëshpëriti vesh:

“Ju mund mbeteni rritur nëse doni.”