ORA SHTATË E MËNGJESIT




Nëpër dritare dielli rrezet
i lëshoi, duhet çohem
Bardhi menjëherë e kuptoi.
I shtriu krahët lehtë dhe u
ngrit shpejt, ditën e re do
ta shijojë krejt.
ORA TETË E MËNGJESIT




Me pastë dhe brushë dhëmbët
i pastroi, me sapun e veshë e
fytyrë fërkoi. Higjiena është
gjysma e shëndetit, ai mirë e
di, se mami i tregoi.
ORA NËNTË PARADITE




Kafjallin e shtroi nëna për
bukuri, bukë, qumësht e
sallameri. Shpejt tëra i
fshiu, ende bukë kërkon,
se mëngjesi s’e ngiu. I tillë
është ky djalë, e vjetër
është kjo përrallë.
ORA DHJETË PARADITE




Bardhi me shokët
blerinë do shkojë, bën
plane mëdha për lojë.
Moti është i bukur, çdo
lule lulëzon, topi kërcen si
flutur, lart xhita fluturon.
ORA NJËMBËDHJETË PARADITE




I uritur Bardhi ngutet
shtëpi, e pret lëngu e ndonjë
ëmbëlsi. Për lojëra reja ai
mendon, zamra e shijshme
për atë “ndihmon”.
ORA TRE PASDITE




Babi i lodhur nga puna
kthehet, djalin e puth, e
përshëndet. “A do ma
tregosh babi një përrallë?
S’e refuzon dot babi se e
ka djalë për mallë.”
ORA KATËR PASDITE




I lodhur nga loja blerinë e sokak,
pas dreke Bardhi bie pak. Ka nevojë,
një grimë pushon. Një libër me
ilustrime e shfleton, qesh ëmbël,
shoqërinë me libër e adhuron.
ORA GJASHTË PASDITE




Bie zilja, kush është vallë?
Gjyshja është - s’ka fjalë.
Pa durim, Bardhi do ta
shohë dhuratën e mirë
duart e gjyshes dëlirë.
ORA SHTATË MBRËMJE




dhomë gjithandej gazi
derdhet, para televizorit
Bardhi është ulur e dëfrehet.
Një film vizatuar e ndjek i
përqendruar, nga vendi fare
nuk luan, Miki Mausin e ka
personazh preferuar.
ORA TETË MBRËMJE




Terri ngadalë qiellin e pushton, kur
shtrat Bardhi shtatin e rehaton.
Pa mbretërinë e ëndrrave s’mundet
dot, udhëton i udhëhequr nga
Hënëza me yje plot.